Shkupin në mesin e aeroporteve me rritjen më të madhe në Evropë

Trafiku i udhëtarëve në aeroportet e Maqedonisë së Veriut është rritur me 34.8% në gusht 2026, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, sipas raportit të ACI EUROPE. Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit është ndër aeroportet me rritjen ...

tetor 1, 2026 - 00:30
Shkupin në mesin e aeroporteve me rritjen më të madhe në Evropë

Trafiku i udhëtarëve në aeroportet e Maqedonisë së Veriut është rritur me 34.8% në gusht 2026, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, sipas raportit të ACI EUROPE.

Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit është ndër aeroportet me rritjen më të shpejtë në kategorinë me 1–10 milionë pasagjerë në vit, duke u renditur i katërti në Evropë me rritje prej 34.8%.

Para Shkupit janë Bratislava (75.9%), Trapani (52.3%) dhe Podgorica (47.6%).

Në nivel evropian, trafiku ajror u rrit me 3.1%, ndërsa jashtë BE-së me 6%.

ACI EUROPE vlerëson se kërkesa për udhëtime ajrore mbetet e fortë, pavarësisht tensioneve gjeopolitike dhe rritjes së çmimeve të biletave.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.