Shlyhet një pjesë e borxheve të komunës së Strugës, qytetarët heqin dorë nga kamatat që ua ka pasur borxh komuna
Komuna e Strugës ka shlyer mbi 1.5 milion euro detyrime të akumuluara ndër vite, përfshirë borxhe që datojnë që nga viti 2007. Sipas Komunës, rreth 570 mijë euro janë shlyer përmes marrëveshjeve të drejtpërdrejta me kreditorët, ndërsa rreth...
Komuna e Strugës ka shlyer mbi 1.5 milion euro detyrime të akumuluara ndër vite, përfshirë borxhe që datojnë që nga viti 2007. Sipas Komunës, rreth 570 mijë euro janë shlyer përmes marrëveshjeve të drejtpërdrejta me kreditorët, ndërsa rreth 200 mijë euro kamata janë falur. Përmes mekanizmit “nga borxhliu te borxhliu” janë shlyer edhe rreth 780 mijë euro detyrime. Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, tha se procesi i nisur në janar synon sanimin e financave komunale dhe uljen e barrës së borxheve të vjetra. Shlyerja e detyrimeve krijon hapësirë më të madhe për planifikimin dhe realizimin e investimeve të reja në shërbim të qytetarëve.
“Në një iniciativë timen, e cila ka filluar nga janari, deri më tani kemi arritur të largojmë kornizën e cila pengon zhvillimin e qytetit të Strugës. Dhe këto borxhe janë shlyer në bashkëpunim me qytetarët dhe personat fizikë që kanë ndihmuar në këtë fushë, dhe sidomos qytetarët të cilët janë tërhequr nga pjesa e kamatave që ka qenë e ngarkuar Komuna e Strugës. Në këtë rast dua të cek se rreth 200 mijë euro kamata janë tërhequr dhe kjo ka bërë që të ulet borxhi i Komunës së Strugës”, tha Mendi Qyra – kryetar i komunës së Strugës.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.