Shpenzimet qeveritare arritën nivel rekord në tremujorin e dytë
Shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme janë rritur për më shumë se 213 milionë euro në tremujorin e dytë të vitit 2026 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa për herë të parë në këtë krahasim shpenzimet kanë kaluar edhe ...


Shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme janë rritur për më shumë se 213 milionë euro në tremujorin e dytë të vitit 2026 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa për herë të parë në këtë krahasim shpenzimet kanë kaluar edhe shumën e të hyrave të realizuara gjatë tremujorit, veccse te rritja bëhet fjalë për 2.1 milionë euro.Kështu tregojnë të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).
Sipas ASK-së, Qeveria e Përgjithshme ka shpenzuar 997.9 milionë euro në periudhën prill-qershor 2026, ndërsa në tremujorin e dytë të vitit 2025 shpenzimet ishin 784.9 milionë euro.
“Gjithsej shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme në TM2 2026 ishin 997.9 milion Euro, ndërsa shpenzimet në TM2 2025 ishin 784.9 milion Euro. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë Kontributet sociale dhe përfitimet me 36%, Kompensimi i punëtorëve me 24%, Konsumi i ndërmjetëm 13%, ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori tjera të shpenzimeve”, thuhet në një komunikatë për media nga ASK.
Në të njëjtën periudhë, të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme arritën në 974.7 milionë euro, nga 972.6 milionë euro sa ishin në TM2 të vitit 2025.
“Gjithsej të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në TM2 2026 ishin 974.7 milion Euro, ndërsa të hyrat në TM2 2025 ishin 972.6 milion Euro. Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë Tatimet në produkte, të cilat paraqesin 67% të gjithsej të hyrave, Tatimet rrjedhëse në të ardhura 18%, Aktivet dhe detyrimet financiare 7%, ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori tjera të të hyrave”, thuhet mes tjerash në komunikatë.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.