Shpëtohen të gjithë minatorët e bllokuar në Trepçë
Të gjithë minatorët që mbetën të bllokuar në minierën e Trepçës në Stantërg janë nxjerrë jashtë dhe, sipas drejtuesve të ndërmarrjes, janë në gjendje të mirë shëndetësore. Bëhet fjalë për 63 minatorë, të cilët mbetën të bllokuar në horizont...
Të gjithë minatorët që mbetën të bllokuar në minierën e Trepçës në Stantërg janë nxjerrë jashtë dhe, sipas drejtuesve të ndërmarrjes, janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Bëhet fjalë për 63 minatorë, të cilët mbetën të bllokuar në horizontin e 11-të të minierës pas një defekti dhe zjarrit në transformatorin kryesor, që shkaktoi ndërprerjen e energjisë elektrike.
Operacioni i evakuimit zgjati disa orë, ndërsa minatorët u nxorën përmes daljeve dhe shkallëve emergjente.
Lajmin për përfundimin e operacionit e konfirmoi drejtori i Trepçës, Shyqyri Sadiku, i cili bëri të ditur se të gjithë minatorët kanë dalë nga miniera dhe janë mirë.
Ngjarja shkaktoi shqetësim të madh, ndërsa ekipet përgjegjëse ndërhynë për të mundësuar daljen e sigurt të minatorëve.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.