Shporta për një familje 4-anëtarëshe arrin deri në 70 mijë denarë, Sindikata dhe Ministria me shifra të ndryshme
Sa para i nevojiten një familjeje katër anëtarëshe për të përballuar shpenzimet mujore? Sipas të dhënave për shtatorin 2026, Ministria e Ekonomisë dhe Punës ka llogaritur shportën konsumatore në 58.117 denarë, ndërsa Lidhja e Sindikatave të...
Sa para i nevojiten një familjeje katër anëtarëshe për të përballuar shpenzimet mujore? Sipas të dhënave për shtatorin 2026, Ministria e Ekonomisë dhe Punës ka llogaritur shportën konsumatore në 58.117 denarë, ndërsa Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) në 69.432 denarë.
Dallimi mes dy përllogaritjeve është 11.315 denarë, pasi institucionet përdorin metodologji të ndryshme. Sipas Ministrisë, shporta në shtator ishte ulur për 358 denarë, ndërsa sipas LSM-së shpenzimet minimale ishin rritur për 757 denarë.
Sipas përllogaritjes së LSM-së, pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë ushqimi dhe pijet me 25.259 denarë. Për arsim nevojiten 7.192 denarë, për veshmbathje 6.799, për banim dhe shërbime komunale 6.379, ndërsa për transport 5.409 denarë.
Nëse familja jeton në banesë me qira prej 60 metrash katrorë, shporta sindikale arrin në 84.807 denarë.
Ndërkohë, të dhënat e LSM-së për tetorin tregojnë se shporta minimale është rritur në 70.358 denarë, ose 926 denarë më shumë se në muajin paraprak. Vetëm shpenzimet për ushqim dhe pije janë rritur në 26.170 denarë.
Ministria, nga ana tjetër, ende nuk ka publikuar strukturën e detajuar të shportës së saj, ndërsa metodologjia e re pritet të kalojë procedurat qeveritare para se të marrë statusin zyrtar.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.