Shqipe Selimi falënderon pjesëmarrësit në Marshin për Liri: UÇK’ja do mbetet e pastër, ajo është krenaria e kombit shqiptar
Shqipe Mehmeti Selimi, bashkëshortja e Rexhep Selimit, ka falënderuar qytetarët që morën pjesë në “Marshin e Lirisë” në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Ajo tha se UÇK-ja nuk mund të njolloset nga as...


Shqipe Mehmeti Selimi, bashkëshortja e Rexhep Selimit, ka falënderuar qytetarët që morën pjesë në “Marshin e Lirisë” në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Ajo tha se UÇK-ja nuk mund të njolloset nga asnjë gjykatë, ndërsa shprehu shpresën për një vendim lirues më 16 shtator.
Postimi:
Faleminderit secilit prej jush që u bashkuat në Marshin e Lirisë, në mbrojtje të çlirimtarëve tanë.
Faleminderit për praninë dhe mbështetjen tuaj.
UÇK-ja ishte, është dhe do të mbetet e pastër. Ajo është krenaria e mbarë kombit shqiptar dhe nuk mund të njolloset nga asnjë gjykatë.
Tani presim 16 shtatorin dhe vendimin në Dhomat e Specializuara në Hagë, me shpresën dhe besimin se do të jetë vendim lirues, ashtu siç e meritojnë çlirimtarët tanë.
Liri për çlirimtarët!
Rroftë UÇK-ja

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.