Shqipëria në BE, ministri i Jashtëm Igli Hasani optimist për negociatat

Në konferencën ”Med Dialogues” që po zhvillohet në Romë, Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, deklaroi se Komisioni Evropian ka rënë dakord me palën shqiptare që deri në fund të vitit 2025 të hapen të gjithë grup kapitujt e anëtarësimit. “Shqipëria po ndërmerr hapat më të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ne e […]

Nëntor 28, 2024 - 00:00
 0  10
Shqipëria në BE, ministri i Jashtëm Igli Hasani optimist për negociatat

Në konferencën ”Med Dialogues” që po zhvillohet në Romë, Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, deklaroi se Komisioni Evropian ka rënë dakord me palën shqiptare që deri në fund të vitit 2025 të hapen të gjithë grup kapitujt e anëtarësimit.

“Shqipëria po ndërmerr hapat më të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ne e nisëm procesin në mes të muajit tetor, me grup kapitullin e parë, atë për çështjet themelore që është tashmë në rrugën e negocimit. Po përgatitemi për të hapur grup kapitullin e dytë të negociatave në muajin dhjetor. Plani ynë për të cilin jemi dakordësuar edhe me Komisionin Evropian është që të hapen të gjithë grup kapitujt deri në fund të vitit 2025. Përgatitjet teknike për anëtarësimin e plotë mund të përfundojnë në vitin 2027.

Sipas Hasanit e ardhmja e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është një çështje që i përket qeverisë italiane.

“E ardhmja e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është një çështje që i përket qeverisë italiane. Për ne është e rëndësishme të qëndrojmë të përkushtuar ndaj miqve dhe aleatëve tanë italianë, pasi marrëdhëniet tona janë strategjike, pavarësisht se cila parti është në qeveri në Tiranë apo në Romë. Marrëdhënia jonë është mijëra vjeçare dhe vazhdon të jetë e fortë. Italia ka qenë gjithmonë pranë Shqipërisë në kohë të vështira dhe ne do të vazhdojmë të jemi pranë Italisë kur është e nevojshme”.

Klan News