Shqiprim Arifi: Albin Kurti tradhtinë e ka në gjak, edhe Serbia e ka vërejtur këtë

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi akuzoi kryeministrin Albin Kurti për përdorim të tradhtisë si mjet për pushtet, duke theksuar se mediat janë bërë “armiku i vetëm” i tij. Arifi shtoi se Kurti ka tradhtuar partnerë politikë, ndërkombëtarë dhe komunitetet shqiptare në rajon. “Kurti, i cili tradhtinë e ka armë kryesore për të arritur qëllimin e

Prill 7, 2026 - 23:30
Shqiprim Arifi: Albin Kurti tradhtinë e ka në gjak, edhe Serbia e ka vërejtur këtë
shqiprim-arifi:-albin-kurti-tradhtine-e-ka-ne-gjak,-edhe-serbia-e-ka-verejtur-kete

shqiprim-arifi:-albin-kurti-tradhtine-e-ka-ne-gjak,-edhe-serbia-e-ka-verejtur-kete

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi akuzoi kryeministrin Albin Kurti për përdorim të tradhtisë si mjet për pushtet, duke theksuar se mediat janë bërë “armiku i vetëm” i tij.

Arifi shtoi se Kurti ka tradhtuar partnerë politikë, ndërkombëtarë dhe komunitetet shqiptare në rajon.

“Kurti, i cili tradhtinë e ka armë kryesore për të arritur qëllimin e pushtetit total dhe që e ka përdorur pandërprerë, fillimisht ndaj shokëve të tij partiakë, pastaj ndaj partive politike shqiptare, partnerëve ndërkombëtarë të Kosovës, si dhe ndaj shqiptarëve të Luginës dhe Maqedonisë, tashmë ka mbetur vetëm me një “armik”: Media, sepse ndër të tjera e mbron UÇK-në”, ka deklaruar ai.