Shtatë kontejnerë digjen brenda një nate në Prishtinë, Pastrimi apelon për kujdes

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” ka bërë të ditur se shtatë kontejnerë janë djegur vetëm gjatë natës, në dy rrugë të Prishtinës – “Sylejman Vokshi” dhe “Avalla”. Përmes një njoftimi, kompania ka apeluar te qytetarët që të mos i ...

shtator 4, 2026 - 12:30
Shtatë kontejnerë digjen brenda një nate në Prishtinë, Pastrimi apelon për kujdes

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” ka bërë të ditur se shtatë kontejnerë janë djegur vetëm gjatë natës, në dy rrugë të Prishtinës – “Sylejman Vokshi” dhe “Avalla”.

Përmes një njoftimi, kompania ka apeluar te qytetarët që të mos i djegin kontejnerët dhe të mos hedhin mbeturina të ndezura në ta.

Sipas “Pastrimit”, djegia e kontejnerëve paraqet rrezik për shëndetin dhe ndot ndjeshëm ajrin dhe ambientin në lagje.

“Është tepër i rrezikshëm për shëndet ky veprim. Gjobitet edhe nga shteti”, thuhet në apelin e kompanisë.

Kompania ka kërkuar nga qytetarët që të tregojnë kujdes dhe të shmangin veprimet që mund të shkaktojnë zjarre, dëme materiale dhe ndotje të mjedisit.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.