Shtatë shoferë privohen nga liria në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend, policia ka privuar nga liria shtatë shoferë për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”, sipas nenit 297-a të Kodit Penal. Katër pr...

shtator 23, 2026 - 00:00
Shtatë shoferë privohen nga liria në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend, policia ka privuar nga liria shtatë shoferë për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”, sipas nenit 297-a të Kodit Penal.

Katër prej tyre drejtonin automjete pa e dhënë provimin e vozitjes: E.F. (18) nga Studeniçani, Xh.J. (23) nga Gostivari, Sh.H. (34) nga Manastiri dhe A.J. (18) nga Kumanova.

Ndërkohë, S.K. (63) nga Berova dhe D.T. (24) nga Tetova janë privuar nga liria pasi drejtonin automjetet nën ndikimin e alkoolit. G.M. (32) nga Pribaçevë është ndaluar pasi drejtonte automjetin me ndalesë aktive për drejtimin e automjeteve të kategorisë B.

Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj shtatë personave do të paraqiten kallëzime penale përkatëse.

Flaka

The post Shtatë shoferë privohen nga liria në 24 orët e fundit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.