Shtetasi shqiptar kallëzohet penalisht për dhunë ndaj fëmijëve në Dibër
Një shtetas shqiptar, Sh.R. (46), është kallëzuar penalisht nga policia në Dibër, nën dyshimin për dhunë. Sipas MPB-së, ngjarja ka ndodhur më 26 gusht, në rrugën “Elena Gjika” në Dibër. I dyshuari dyshohet se është sjellë në mënyrë agres...
Një shtetas shqiptar, Sh.R. (46), është kallëzuar penalisht nga policia në Dibër, nën dyshimin për dhunë.
Sipas MPB-së, ngjarja ka ndodhur më 26 gusht, në rrugën “Elena Gjika” në Dibër. I dyshuari dyshohet se është sjellë në mënyrë agresive ndaj dy fëmijëve, ndërsa më pas ka sulmuar fizikisht njërin prej tyre.
Rasti është raportuar në polici dhe po procedohet nga institucionet kompetente.
Flaka
The post Shtetasi shqiptar kallëzohet penalisht për dhunë ndaj fëmijëve në Dibër appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.