Shtetasja e Maqedonisë a dënohet me 45 ditë burg në Mal të Zi për vrasjen e një qeni me veturë
Gjykata Themelore në Ulqin ka dënuar me 45 ditë burgim S.Stojanovskën, 43-vjeçare nga Shkupi, pasi e shpalli fajtore për veprën penale “vrasje dhe keqtrajtim të kafshëve dhe shkatërrim të habitatit të tyre”. Sipas aktgjykimit, më 24 korrik,...
Gjykata Themelore në Ulqin ka dënuar me 45 ditë burgim S.Stojanovskën, 43-vjeçare nga Shkupi, pasi e shpalli fajtore për veprën penale “vrasje dhe keqtrajtim të kafshëve dhe shkatërrim të habitatit të tyre”.
Sipas aktgjykimit, më 24 korrik, në bulevardin “Teuta” në Ulqin, Stojanovska me automjetin e saj “Mercedes” të paktën dy herë ka kaluar mbi një qen të racës së Sharrit, i cili më pas ka ngordhur nga plagët e rënda.
Gjykata si rrethana lehtësuese ka marrë parasysh se ajo është nënë e dy fëmijëve, njëri prej tyre i mitur, se nuk ka qenë e dënuar më parë, si dhe faktin se në momentin e kryerjes së veprës kishte aftësi të konsiderueshme të zvogëluar për të gjykuar, gjë e konstatuar nga një ekspert psikiatër.
Në dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, që nga 24 korriku 2026.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.