Shtetet me të cilët kryen më së shumti shkëmbim tregtar Maqedonia e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut në periudhën prej janarit e deri në nëntor të vitit 2024 është regjistruar deficit tregtar në vlerë prej 2 909 900 000 euro, transmeton Portalb.mk. “Në periudhën janar – nëntor të vitit 2024, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit tregtar, Republika e Maqedonisë së Veriut ka tregtuar më shumë me Gjermaninë, […]
![Shtetet me të cilët kryen më së shumti shkëmbim tregtar Maqedonia e Veriut](https://i0.wp.com/portalb.mk/wp-content/uploads/2023/04/Kolona-kamionet-dogana-transport-mallra-eksport-import-scaled-1.webp?fit=1024%2C576&quality=80&ssl=1)
![Kolona të kamionëve gjatë procedurave në dogana. Foto nga Faton Curri / Portalb](https://portalb.mk/wp-content/uploads/2023/04/Kolona-kamionet-dogana-transport-mallra-eksport-import-scaled-1.webp)
Në Maqedoninë e Veriut në periudhën prej janarit e deri në nëntor të vitit 2024 është regjistruar deficit tregtar në vlerë prej 2 909 900 000 euro, transmeton Portalb.mk.
“Në periudhën janar – nëntor të vitit 2024, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit tregtar, Republika e Maqedonisë së Veriut ka tregtuar më shumë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Kinën dhe Serbinë”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Në këtë periudhë është regjistrua rënie e eksportit për 5.8 përqind, ndërsa importi është ulur për 0.6 përqind, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
“Mbulimi i importit me eksport, në periudhën janar – nëntor të vitit 2024, është 71.3 %”, raportoi Enti.