Shtiret si punonjës i Kadastrës, ia merr shkupjanes 117 mijë denarë
Një 24-vjeçare nga Shkupi është mashtruar nga dy persona, të cilët i kishin premtuar ndihmë për privatizimin e tokës shtetërore që shfrytëzonte familja e saj. Njëri prej tyre ishte paraqitur rrejshëm si punonjës i Kadastrës, duke i marrë gj...
Një 24-vjeçare nga Shkupi është mashtruar nga dy persona, të cilët i kishin premtuar ndihmë për privatizimin e tokës shtetërore që shfrytëzonte familja e saj.
Njëri prej tyre ishte paraqitur rrejshëm si punonjës i Kadastrës, duke i marrë gjithsej 117.000 denarë në disa raste.
Mashtrimi u zbulua kur e reja shkoi në Kadastër për të kontrolluar procedurën dhe mësoi se personi në fjalë nuk ishte i punësuar aty prej më shumë se dy vitesh.
Rasti është denoncuar në polici, ndërsa MPB-ja po punon për zbardhjen e plotë të tij.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.