Shtrenjtohen cigaret, çmimi i Marlboros në “hava”
Në vazhdën e ngritjeve të çmimeve të produkteve bazike për jetesë në Kosovë, ka nisur shtrenjtimi edhe i produkteve të luksit. Kësisoj, rritje ka pësuar edhe duhani në Kosovë. Në marketet e vendit, cigaret e disa llojeve tanimë do të jenë m...
Në vazhdën e ngritjeve të çmimeve të produkteve bazike për jetesë në Kosovë, ka nisur shtrenjtimi edhe i produkteve të luksit.
Kësisoj, rritje ka pësuar edhe duhani në Kosovë.
Në marketet e vendit, cigaret e disa llojeve tanimë do të jenë më të shtrenjta për 10 centë.
Sipas AKS-së një pako cigare e markës Marlboro është bërë 3 euro, derisa vite më parë ishte shitur nga 2.50 deri në 2.89 centë.
“Cigare – Marlboro e bardhë e fortë, 1 pako, tashmë është 3,00. Cigare – Marlboro 1 pako gjatë vitit të 2021 është shitur 2,80. Kurse në vitin e kaluar është shitur 2,89 centë”, thuhet në raportin e ASK-së.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.