Shtrenjtohen derivatet e naftës, çmimet shkojnë në ‘hava’

Çmimet e pakicës së benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 3,00 den/lit, në krahasim me çmimet e pakicës të përcaktuara me vendimin për përcaktimin e çmimeve më të larta të pakicës të derivateve të naftës dhe lëndëve djegë...

shtator 7, 2026 - 15:00
Shtrenjtohen derivatet e naftës, çmimet shkojnë në ‘hava’

Çmimet e pakicës së benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 3,00 den/lit, në krahasim me çmimet e pakicës të përcaktuara me vendimin për përcaktimin e çmimeve më të larta të pakicës të derivateve të naftës dhe lëndëve djegëse për transport nga data 31.08.2026, dhe me këtë çmimi i pakicës i EUROSUPER BS-95 bëhet 97,00 den/lit, ndërsa çmimi i pakicës i EUROSUPER BS-98 bëhet 99,00 den/lit, përcjell INA.

Çmimi i pakicës i EURODIZELIT (D-E V) rritet për 6,00 den/lit, në krahasim the çmimin e pakicës të përcaktuar me vendimin për përcaktimin e çmimeve më të larta të pakicës të derivateve të naftës dhe lëndëve djegëse për transport nga data 31.08.2026, dhe me këtë çmimi i pakicës i EURODIZELIT (D-E V) bëhet 101,00 den/lit.

Nga data 8.9.2026, prej orës 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzina motorike EUROSUPER BS – 95: 97,00 denarë/litër

Benzina motorike EUROSUPER BS – 98: 99,00 denarë/litër

Karburanti dizel EURODIZEL BS (D-E V): 101,00 denarë/litër

Vaji për djegie Extra i lehtë 1 (EL-1): 105,00 denarë/litër
Mazut M-1 NS: 46,001 denarë/kilogram (INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.