Shtrenjtohen karburantet në Maqedoninë e Veriut, ja çmimet e reja
Çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut do të rriten nga mesnata, mesatarisht për 1,55 për qind, sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE). Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98 do të shtrenjtohen për nga...
Çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut do të rriten nga mesnata, mesatarisht për 1,55 për qind, sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE).
Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98 do të shtrenjtohen për nga 2 denarë për litër. Me çmimet e reja, benzina 95 do të kushtojë 93 denarë, ndërsa ajo 98 do të arrijë në 95 denarë për litër.
Edhe nafta do të shtrenjtohet, por për 1 denar, duke arritur në 100 denarë për litër.
Ndërkaq, çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) mbetet i pandryshuar, në 110 denarë për litër.
Flaka
The post Shtrenjtohen karburantet në Maqedoninë e Veriut, ja çmimet e reja appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.