Shtyhet seanca për rastin “Lotaria e Maqedonisë”, kërkohet që aktakuza të përkthehet në shqip

Është shtyrë seanca gjyqësore për rastin e “Lotaria s Maqedonisë”, pasi i akuzuari Bashkim Avdiu ka kërkuar që aktakuza t’i përkthehet edhe në gjuhën shqipe. Në Gjykatën Penale, lidhur me rastin u paraqit edhe ish-zëvendëskryeministri Artan...

shtator 7, 2026 - 16:30
Shtyhet seanca për rastin “Lotaria e Maqedonisë”, kërkohet që aktakuza të përkthehet në shqip

Është shtyrë seanca gjyqësore për rastin e “Lotaria s Maqedonisë”, pasi i akuzuari Bashkim Avdiu ka kërkuar që aktakuza t’i përkthehet edhe në gjuhën shqipe.

Në Gjykatën Penale, lidhur me rastin u paraqit edhe ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi, i cili para gjykatës deklaroi se nuk ndihet fajtor për akuzat që lidhen me rastin e Lotarisë së Maqedonisë.

Përveç Grubit dhe ish-drejtorit të Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami, i cili po gjykohet në mungesë, në këtë rast janë edhe Metodija Dimevski, Skender Mehmeti, Bojan Janev, Fatmir Ramadanovski, Aleksandar Dimitrioski dhe Bashkim Avdiu.

Ndërkohë, gjatë procedurës, Prokuroria ka rritur shumën e dëmit të pretenduar, e cila tash vlerësohet në 596.125.511 denarë.

Sipas vlerësimit të ri të Prokurorisë, dëmi arrin në rreth 9.7 milionë euro, krahasuar me rreth 8 milionë euro sa ishte vlerësimi i mëparshëm.

The post Shtyhet seanca për rastin “Lotaria e Maqedonisë”, kërkohet që aktakuza të përkthehet në shqip appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.