Shyhrete Behluli publikon foton e parë me nipin Namer, ja momenti i ëmbël gjyshe–nip
Engjëllusha Salihu, vajza e këngëtares së njohur Shyhrete Behlulit, është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjellë në jetë një djalë, të cilin e ka pagëzuar me emrin Namer. Emri, jo fort i zakonshëm, ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjek...


Engjëllusha Salihu, vajza e këngëtares së njohur Shyhrete Behlulit, është bërë nënë për herë të parë.
Ajo ka sjellë në jetë një djalë, të cilin e ka pagëzuar me emrin Namer. Emri, jo fort i zakonshëm, ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve të familjes.
Së fundmi, Shyhretja ka vizituar nipin e saj të vogël dhe ka ndarë me ndjekësit pamje nga ky moment i veçantë.
“Mirë se erdhe në jetë, nipi ynë i vogël, bekimi më i bukur i familjes”, ka shkruar ajo krahas fotografive, përcjell ORAinfo.
Në pamjet e publikuara, Shyhretja shihet pranë vogëlushit, teksa nuk e fsheh emocionin dhe gëzimin për ardhjen në jetë të anëtarit më të ri të familjes. /ORAinfo/
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.