Si do të jetë moti gjatë muajit nëntor
Nëntori në Maqedoni mund të sjellë një ndryshim të konsiderueshëm të kushteve atmosferike, me një fillim të reshjeve të shiut, mëngjese të ftohta dhe mundësinë për reshjet e para serioze të dëborës drejt fundit të muajit. Sipas parashikimev...
Nëntori në Maqedoni mund të sjellë një ndryshim të konsiderueshëm të kushteve atmosferike, me një fillim të reshjeve të shiut, mëngjese të ftohta dhe mundësinë për reshjet e para serioze të dëborës drejt fundit të muajit.
Sipas parashikimeve afatgjata meteorologjike, ditët e para të nëntorit në Maqedoninë e Veriut do të jenë të ndryshueshme, me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe temperatura ditore nga 11 deri në 14 gradë, përcjell INA.
Pas datës 5 nëntor pritet një stabilizim afatshkurtër i motit, por temperaturat e mëngjesit mund të ulen ndjeshëm. Në Shkup dhe në një pjesë të fushëgropave paralajmërohen vlera rreth zeros, ndërsa lokalisht edhe nën zero.
Kur pritet ftohja më e madhe?
Në periudhën prej 9 deri më 16 nëntor parashikohen ditë të ndërruara me diell dhe re, me temperatura maksimale mes 9 dhe 14 gradë.
Sidoqoftë, ftohja më e theksuar paralajmërohet në javën e fundit të nëntorit, kur temperaturat ditore në Shkup mund të ulen në vetëm 2 deri në 5 gradë.
Temperaturat e mëngjesit atëherë mund të ulen edhe disa gradë nën zero.
Nëse ajri i ftohtë përkon me reshje, ekziston mundësia që shiu të kalojë në skllota ose dëborë edhe në një pjesë të vendeve më të ulëta.
Në male, ndërkaq, kushtet për reshje dëbore mund të krijohen edhe më herët.
Sidoqoftë, është e rëndësishme të theksohet se parashikimet afatgjata kanë siguri më të ulët, veçanërisht kur bëhet fjalë për një periudhë më të gjatë se dhjetë ditë.
Prandaj, nëse do të ketë me të vërtetë dëborë në qytete dhe sa e fortë do të jetë ftohja, do të mund të përcaktohet më saktësisht menjëherë para valës së paralajmëruar të të ftohtit.
Tani për tani, nëntori paralajmërohet si një muaj me mot të ndryshueshëm, i cili mund të përfundojë me kushtet e para serioze dimërore në Maqedoninë e Veriut.(INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.