”Si jetima…”, studentët kosovarë në Tetovë e Tiranë të zhgënjyer me Kurtin

Në Kosovë, qeveria në detyrë ndau miliona euro për studentët, një ndihmë që vjen si dhuratë para zgjedhjeve lokale për ata. Por, ndërsa shumë studentë në vend do të gëzojnë mbështetjen prej 100 eurosh, një grup tjetër mbi 1,000 studentë kosovarë që studiojnë në Tetovë e disa tjerë në Tiranë ndihen plotësisht të harruar. Ata janë

tetor 13, 2025 - 22:00
 0
”Si jetima…”, studentët kosovarë në Tetovë e Tiranë të zhgënjyer me Kurtin
”Si jetima…”, studentët kosovarë në Tetovë e Tiranë të zhgënjyer me Kurtin

”Si jetima…”, studentët kosovarë në Tetovë e Tiranë të zhgënjyer me Kurtin

Në Kosovë, qeveria në detyrë ndau miliona euro për studentët, një ndihmë që vjen si dhuratë para zgjedhjeve lokale për ata. Por, ndërsa shumë studentë në vend do të gëzojnë mbështetjen prej 100 eurosh, një grup tjetër mbi 1,000 studentë kosovarë që studiojnë në Tetovë e disa tjerë në Tiranë ndihen plotësisht të harruar.

Ata janë të rinj të cilët me çantat në shpinë dhe ëndrrat për t’u bërë mjekë, çdo javë kalojnë kufirin për të ndjekur mësimet e tyre. Por kufiri që i ndan, nuk është vetëm gjeografik është edhe kufiri i kujdesit shtetëror.

Studentët Kosovar në Tetovë, kanë qarë hallin tek redaksia e Kiks Kosovës, se si qeveria ne detyrë i bëri të mos ndihen pjesë e shtetit të tyre, Kosovës. Studentja thotë se arsyeja pse studiojnë jashtë vendit nuk është dëshira, por mungesa e hapësirës në universitetet publike të Kosovës.

Këta studentë, që një ditë do të kthehen për të shëruar pacientët e Kosovës, sot ndihen të plagosur nga neglizhenca institucionale. 23 vjecarja, thotë se nuk kërkojnë shumë një ndihmë simbolike prej 100 eurosh nuk do të ndryshonte jetën e tyre, por do të kishte peshë morale, si shenjë respekti dhe vlerësimi.

Për këtë padrejtësi, Anisa ua ka lëkundur themelet dy institucioneve kryesore të qeverisë Kurti në detyrë. Përvec, ankesave në ministrinë e Arsimit e atë të Financave, që përgjegjësin ia kanë bartut njëra tjetrës, Anisa ka filluar edhe një peticion.

Në anën tjetër, ata që do të jenë përfitues të 100 eurove, kanë dërguar mesazh tek kryeministri në detyrë, se buxheti prej 26 milionë eurove do të ishte më mirë të investohej në arsim.

Ismet Krasniqi, student i nivelit master në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, e sheh ndihmën e qeverisë si të mirëseardhur, por afatshkurtër.

Studenti është kritikues edhe për mënyrën e shpërndarjes së shumës, duke e cilësuar si të padrejtë. Edhe më shqetësuese sipas studentit është pse ky vendim u bë pikërisht në kohë të zgjedhjeve, pasi kjo mund të duket si tendencë për blerje të votës.

Sipas vendimit të Qeverisë në detyrë të datës 7 tetor, 20 milionë euro janë ndarë për mbështetjen e studentëve bazuar në distancën mes vendbanimit dhe vendit të studimeve, ndërsa 6 milionë euro të tjera janë ndarë për një shtesë prej 100 eurosh për të gjithë studentët me rastin e fillimit të vitit të ri akademik./Klankosova