Sigurimi i Kurtit tërheq zvarrë protestuesin që kërkonte përgjegjësi për vr’asjen e Arlinda Zekajt/Pamje
Një tjetër incident është shënuar pas largimit të aktivisteve feministe nga eventi ku ishte i pranishëm kryeministri Albin Kurti. Një pjesëtar i sigurimit të kryeministrit ka tërhequr për krahu një protestues, i cili iu afrua veturës së Kur...


Një tjetër incident është shënuar pas largimit të aktivisteve feministe nga eventi ku ishte i pranishëm kryeministri Albin Kurti.
Një pjesëtar i sigurimit të kryeministrit ka tërhequr për krahu një protestues, i cili iu afrua veturës së Kurtit pasi ky i fundit ishte futur brenda saj.
Protestuesi po kërkonte përgjigje nga kryeministri për përgjegjësinë politike dhe institucionale pas vrasjes së Arlinda Zekajt.
Aktivistet po kërkojnë drejtësi për Zekajn dhe llogaridhënie nga institucionet.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.