Situata alarmante me mbeturina, Podujeva shpall gjendje emergjente

Shtabi Emergjent për Mbrojtje dhe Shpëtim i Komunës së Podujevës ka shpallur gjendjen emergjente për shkak të gjendjes së rënduar nga mosbartja e mbeturinave nga operatorët përgjegjës. Siç bën të ditur kjo komunë përmes një njoftimi, vlen ...

gusht 5, 2026 - 15:30
Situata alarmante me mbeturina, Podujeva shpall gjendje emergjente
situata-alarmante-me-mbeturina,-podujeva-shpall-gjendje-emergjente

situata-alarmante-me-mbeturina,-podujeva-shpall-gjendje-emergjente

Shtabi Emergjent për Mbrojtje dhe Shpëtim i Komunës së Podujevës ka shpallur gjendjen emergjente për shkak të gjendjes së rënduar nga mosbartja e mbeturinave nga operatorët përgjegjës. Siç bën të ditur kjo komunë përmes një njoftimi, vlen nga sot deri më 5 nëntor.

Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, që është edhe kryesues i këtij Shtabi, tha se ka disa muaj që menaxhimi me mbeturina në qytet dhe fshatra të Podujevës është e rënduar.

Sipas tij, Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” për shkak të pamundësisë për të ofruar shërbime në pjesën e përgjegjësisë së saj, më herët ka kërkuar që të lirohet nga shërbimi në fshatra dhe kjo përgjegjësi ka kaluar të Kompania private “Natyra”.

“Por, tash po del që ka probleme për të ofruar këtë shërbim edhe në qytet. Ka raste që operon me një kamion, e ka ditë që nuk ofron shërbim fare. Për shkak të kësaj gjendje që është krijuar, ku tash i kemi edhe mërgimtarët këtu dhe vëllimi i mbeturinave është rritur dhe duke pasur parasysh shëndetin e qytetarëve e kam marr një rekomandim nga Drejtoria e Shërbimeve Publike që të shpallim gjendjen emergjente”, tha Bulliqi.

Ai theksoi se janë tri raporte që flasin për gjendjen e rënduar me mbeturina në Podujevë: raporti i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Drejtorisë së Inspeksionit dhe raporti i QKMF-së.

Bazuar në vendimin e kryetarit të Komunës, Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim obligohet të hartojë dhe zbatojë planin operacional emergjent për organizimin dhe koordinimin e të gjitha masave emergjente për grumbullimin, transportimin dhe largimin e mbeturinave si dhe inicimin e procedurës së përshpejtuar të prokurimit për sigurimin e 3 kamionëve me qira për bartjen e mbeturinave, duke përfshirë edhe 3 vozitës, të cilët do të operojnë në kuadër të KRM “Pastrimi”.

Drejtoria e Inspeksionit duhet të intensifikojë mbikëqyrjen inspektuese dhe të marrë veprime ligjore për parandalimin e deponive të paligjshme për mbrojtje të mjedisit, si dhe të ndërmarr masa administrative ndaj çdo shkelësi.

Drejtoria për Buxhet dhe Financa obligohet të sigurojë mjete financiare dhe të ndërmarrë veprime të nevojshme për financimin e masave emergjente në përputhje me legjislacionin në fuqi.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.