Situata me viruset është qetësuar, por janë shtuar kontrollet për alergji sezonale
Pas muajve të dimrit kur klinikat e fëmijëve ishin të mbushura për shkak të gripit dhe sëmundjeve respiratore, periudhën e fundit situata është më e qetë. Në Klinikën për sëmundje respiratore-Kozle, vazhdojnë kontrollet e shumta të fëmijëve për shkak të alergjive sezonale, sëmundjes së asmës dhe infeksioneve bakteriale. “Janë të ndryshme moshat, nëse në muajt […]

Pas muajve të dimrit kur klinikat e fëmijëve ishin të mbushura për shkak të gripit dhe sëmundjeve respiratore, periudhën e fundit situata është më e qetë. Në Klinikën për sëmundje respiratore-Kozle, vazhdojnë kontrollet e shumta të fëmijëve për shkak të alergjive sezonale, sëmundjes së asmës dhe infeksioneve bakteriale.
“Janë të ndryshme moshat, nëse në muajt e dimrit ishin më shumë foshnjat, tani është e përzier popullata, fëmijët parashkollorë dhe fëmijët shkollorë, kështu që kemi nga të gjitha moshat këtu tek ne në klinikë…1:03 Kemi numër të madh për këtë periudhë të vitit, kemi edhe numër të madh të pacientëve që janë të hospitalizuar, por numri është ulur në dallim me muajt e dimrit”, tha Filip Doksimovski, mjek në Kozle.
Ndërsa në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve në tre javët e fundit ka rënie të numrit të pacientëve me simptoma të gripit, ndërsa më së shumti janë paraqitur rastet me infeksion të zorrëve, të vjella dhe me diarre.
“Ka raste sporadike të pacientëve me virusin respirator sincicial të izoluar në popullatën më të re, të porsalindurit dhe tek foshnjat. Megjithatë, pacientët me probleme gastrointestinale -infeksion të zorrëve, të vjella, dehidratim – vazhdojnë të vijnë në urgjencën tonë. Disa prej tyre janë shtruar në spital për dehidrim dhe trajtim të përshtatshëm spitalor. Shumica e pacientëve kanë izolante pozitive të diarresë, por ka edhe raste të infeksioneve baketeriale”, thonë nga Klinika për Sëmundje të Fëmijëve .
Mjekët apelojnë për kujdes të shtuar në këtë periudhë të vitit kur ka ndryshime të temperaturave kohore. Ndërsa të mos neglizhohen simptomat e virozëve sezonale./Alsat.mk