“S’ka debat”, deputetët protestojnë pasi Kurti s’propozon kandidat për kryeparlamentar, Dehari u kërkon qetësi

Kryeministri në detyrë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti doli në foltore kur kryesuesi Avni Dehari e ftoi një përfaqësues nga partia e parë që ta bëjë propozimin për kryeparlamentar. Kurti nisi të fliste për takimet me kryetar...

gusht 6, 2026 - 14:30
“S’ka debat”, deputetët protestojnë pasi Kurti s’propozon kandidat për kryeparlamentar, Dehari u kërkon qetësi
“s’ka-debat”,-deputetet-protestojne-pasi-kurti-s’propozon-kandidat-per-kryeparlamentar,-dehari-u-kerkon-qetesi

“s’ka-debat”,-deputetet-protestojne-pasi-kurti-s’propozon-kandidat-per-kryeparlamentar,-dehari-u-kerkon-qetesi

Kryeministri në detyrë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti doli në foltore kur kryesuesi Avni Dehari e ftoi një përfaqësues nga partia e parë që ta bëjë propozimin për kryeparlamentar.

Kurti nisi të fliste për takimet me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Ndërsa po fliste, disa deputetë protestuan nga vendet e tyre, duke i kërkuar kryesuesit që të mos e lejonte Kurtin të fliste jashtë rendit të ditës.

“S’ka debat”, u dëgjua të thonin disa deputetë.

Dehari, u kërkoi atyre të mbajnë qetësi.

“Ju lutem për qetësi”.

Në fillim të seancës, Dehari bëri të ditur rendin e ditës dhe theksoi se “në seancën konstituive nuk zhvillohet debat”.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.