‘S’ka rëndësi qikë a djalë’, Afërdita Demaku jep lajmin e madh që po bëhet gjyshe

Këngëtarja e njohur kosovare, Afërdita Demaku, ka ndarë me ndjekësit e saj një nga lajmet më të veçanta të jetës së saj – ajo do të bëhet gjyshe për herë të parë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Demaku ka bërë të ditur se vajza e saj...

shtator 5, 2026 - 16:30
‘S’ka rëndësi qikë a djalë’, Afërdita Demaku jep lajmin e madh që po bëhet gjyshe

Këngëtarja e njohur kosovare, Afërdita Demaku, ka ndarë me ndjekësit e saj një nga lajmet më të veçanta të jetës së saj – ajo do të bëhet gjyshe për herë të parë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Demaku ka bërë të ditur se vajza e saj, Dona, dhe bashkëshorti i saj, Floriani, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, raporton ORAinfo.

“Dona dhe Floriani, për herë të parë prindër – Nënë e Baba”, ka shkruar këngëtarja, duke shprehur emocionet e saj për këtë kapitull të ri në familje.

Demaku ka treguar gjithashtu se edhe bashkëshorti i saj, Besniku, do të bëhet gjysh, ndërsa djali i tyre, Jano, do të jetë dajë për herë të parë.

“S’ka rëndësi, qikë a djalë, lum për Zotin që po na fal një bekim kaq të madh”, ka shkruar ajo, duke e shoqëruar postimin me fotografi familjare dhe emoji zemrash e urimesh. ❤????

Një moment i veçantë dhe plot emocion për familjen Demaku, e cila së shpejti do të mirëpresë anëtarin e saj më të ri. /ORAinfo/


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.