Skender Llugiqi përfundon në ndalim 48-orësh pas kërcënimit ndaj Ramush Haradinajt
Me urdhër të Prokurorisë Speciale, është ndaluar për 48 orë personi me inicialet S.LL., nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit” dhe “Kanosja”. Sipas Prokurorisë Speciale, ndalimi lidhet me deklaratën e...


Me urdhër të Prokurorisë Speciale, është ndaluar për 48 orë personi me inicialet S.LL., nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit” dhe “Kanosja”.
Sipas Prokurorisë Speciale, ndalimi lidhet me deklaratën e dhënë sot në ambientet e Kuvendit të Kosovës, në të cilën është bërë thirrje për “pushkatimin” e deputetit Ramush Haradinaj.
Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, ka nisur veprimet hetimore për rastin.
“Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet dhe procedurat e nevojshme hetimore, me qëllim të sqarimit dhe vërtetimit të plotë të rrethanave të rastit të ndodhur të mërkurën, në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Prokuroria ka bërë të ditur se hetimet po vazhdojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.