Skender Rexhepi-Zejd uron fitoren e Arkin Jahijit: Bërvenica foli, Bërvenica vendosi!
Lideri i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejd ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në Komunën e Bërvenicës, duke uruar fitoren e kandidatit të koalicionit AKI, Arkin Jahijit. Përmes një mesazhi publik, Rexh...
Lideri i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejd ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në Komunën e Bërvenicës, duke uruar fitoren e kandidatit të koalicionit AKI, Arkin Jahijit.
Përmes një mesazhi publik, Rexhepi-Zejd e ka cilësuar rezultatin si shprehje të vullnetit të qytetarëve, ndërsa ka përgëzuar shqiptarët që morën pjesë në procesin zgjedhor.
“Bërvenica foli, Bërvenica vendosi! Urime fitorja Arkin Jahijit dhe të gjithë shqiptarëve që zgjodhën dinjitetin dhe ndryshimin! Bërvenica fitoi!”, ka shkruar Rexhepi-Zejd.
Reagimi i tij vjen pas fitores së AKI-së në Bërvenicë, ku rezultati zgjedhor ka nxitur reagime dhe urime nga përfaqësues të ndryshëm të politikës shqiptare. Gazeta Flaka
The post Skender Rexhepi-Zejd uron fitoren e Arkin Jahijit: Bërvenica foli, Bërvenica vendosi! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.