Sondazhi i Flakës: 67% e shqiptarëve në Maqedoninë e Verit, besojnë në pafajësinë e krerëve të UÇK-së
Një shumicë e pjesëmarrësve në sondazhin e Gazetës Flaka besojnë se krerët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm në procesin gjyqësor në Hagë. Pyetjes: “A besoni në pafajësinë e krerëve të UÇK-së dhe a besoni se ata do të shpallen të pafa...
Një shumicë e pjesëmarrësve në sondazhin e Gazetës Flaka besojnë se krerët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm në procesin gjyqësor në Hagë.
Pyetjes: “A besoni në pafajësinë e krerëve të UÇK-së dhe a besoni se ata do të shpallen të pafajshëm?”, i janë përgjigjur gjithsej 159 votues.
Rezultatet janë:
- Po, jam i/e bindur – 107 vota (67%)
- Nuk besoj se do të shpallen të pafajshëm – 13 vota (8%)
- Shpresoj të shpallen të pafajshëm – 36 vota (23%)
- Nuk kam mendim – 3 vota (2%)

Sondazhi pasqyron qëndrimet e pjesëmarrësve në platformën e Flakës dhe nuk përfaqëson një matje shkencore të opinionit publik.
Vendimi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin pritet të shpallet nesër në Hagë.
The post Sondazhi i Flakës: 67% e shqiptarëve në Maqedoninë e Verit, besojnë në pafajësinë e krerëve të UÇK-së appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.