Sondazhi i Flakës: Shumica e pjesëmarrësve thonë se shpenzimet mujore përballohen me shumë vështirësi

Sondazhi i radhës i VOX i Flakës sjell në fokus përballimin e shpenzimeve mujore në kushtet e rritjes së çmimeve. Rezultatet tregojnë se pjesa më e madhe e pjesëmarrësve e konsiderojnë situatën ekonomike të vështirë, ndërsa një pjesë e kons...

tetor 7, 2026 - 10:30
Sondazhi i Flakës: Shumica e pjesëmarrësve thonë se shpenzimet mujore përballohen me shumë vështirësi

Sondazhi i radhës i VOX i Flakës sjell në fokus përballimin e shpenzimeve mujore në kushtet e rritjes së çmimeve. Rezultatet tregojnë se pjesa më e madhe e pjesëmarrësve e konsiderojnë situatën ekonomike të vështirë, ndërsa një pjesë e konsiderueshme thotë se përballimi i shpenzimeve është “gati i pamundur”.

Në sondazhin e realizuar në platformën flaka.com.mk, në kuadër të rubrikës VOX i Flakës, pjesëmarrësve iu parashtrua pyetja:

“Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?”

Nga gjithsej 311 vota, përgjigjja më e përzgjedhur ishte “Me vështirësi të mëdha”, me 186 vota, ose rreth 60% të pjesëmarrësve.

Në vendin e dytë u rendit përgjigjja “Gati e pamundur”, e cila mori 97 vota, ose rreth 31%.

Ndërkohë, 16 pjesëmarrës, rreth 5%, u shprehën se shpenzimet mujore “Mund të përballohen”, ndërsa 12 pjesëmarrës, rreth 4%, zgjodhën alternativën “Nuk kam përgjigje”.

Rezultatet e sondazhit:

  • Me vështirësi të mëdha – 186 vota (60%)
  • Gati e pamundur – 97 vota (31%)
  • Mund të përballohen – 16 vota (5%)
  • Nuk kam përgjigje – 12 vota (4%)

Rezultatet pasqyrojnë një perceptim të theksuar negativ të pjesëmarrësve në lidhje me përballimin e shpenzimeve mujore, me mbi nëntë nga dhjetë votues që kanë zgjedhur njërën nga dy alternativat që shprehin vështirësi të mëdha ekonomike.

VOX i Flakës pasqyron qëndrimet e pjesëmarrësve në sondazh dhe nuk përfaqëson domosdoshmërisht opinionin e përgjithshëm publik.

Detaje mbi metodologjinë e sondazhit

Sondazhi është realizuar përmes aplikacionit Poll Maker, i cili mundëson proces të automatizuar të votimit dhe minimizon ndërhyrjen njerëzore gjatë procesit.

Votimi ka zgjatur 7 ditë dhe është zhvilluar përmes platformës elektronike flaka.com.mk. Për të kufizuar mundësinë e votimeve të përsëritura, është aplikuar rregulli që lejon një votë për adresë IP brenda 24 orëve.

Kjo metodologji synon të ofrojë një pasqyrë sa më të qartë të qëndrimeve të pjesëmarrësve online. Megjithatë, rezultatet e sondazheve elektronike duhet të interpretohen si indikative për perceptimin e pjesëmarrësve dhe jo si matje përfundimtare e opinionit të përgjithshëm publik.

VOX i Flakës pyet për Tetovën

Pas përfundimit të sondazhit mbi përballimin e shpenzimeve mujore, Gazeta Flaka hap një pyetje të re në kuadër të VOX:

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

Pjesëmarrësit mund të zgjedhin një nga tri alternativat:

  • Po realizohet
  • Nuk po realizohet
  • Nuk e di

Edhe ky sondazh do të jetë i hapur për 7 ditë në platformën flaka.com.mk, ndërsa rezultatet do të publikohen pas përfundimit të votimit. Gazeta Flaka

The post Sondazhi i Flakës: Shumica e pjesëmarrësve thonë se shpenzimet mujore përballohen me shumë vështirësi appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.