Sonte takimi Ahmeti – Taravari, çka u bisedua?
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, të shoqëruar nga ekipet e tyre drejtuese, janë takuar mbrëmjen e sotme në Tetovë. Sipas komunikatës së BDI-së, në ...
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, të shoqëruar nga ekipet e tyre drejtuese, janë takuar mbrëmjen e sotme në Tetovë.
Sipas komunikatës së BDI-së, në qendër të këtij takimi të koalicionit “Aleanca Kombëtare për Integrim” (AKI) është bashkërendimi i aktiviteteve dhe angazhimeve të përbashkëta në prag të zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës.
Sipas njoftimit zyrtar, dy liderët po diskutojnë detajisht rreth organizimit të strukturave në terren për mbështetjen e kandidatit të përbashkët për këtë komunë, Arkin Jahiji. Gjatë takimit po përcaktohen gjithashtu hapat e mëtejshëm operativë për të siguruar një fushatë të unifikuar dhe rezultat pozitiv në këtë proces zgjedhor.(INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.