Sot inaugurohet presidentja e re e Kosovës
Sot do të zhvillohet ceremonia e inaugurimit të presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula. Ceremonia do të mbahet duke filluar nga ora 15:00, në oborrin e Presidencës. Sipas agjendës mediale të Presidencës, në këtë ceremoni...
Sot do të zhvillohet ceremonia e inaugurimit të presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula.
Ceremonia do të mbahet duke filluar nga ora 15:00, në oborrin e Presidencës.
Sipas agjendës mediale të Presidencës, në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të vendit, mysafirë dhe të tjerë të ftuar.
Presidenca ka ftuar ekipet mediale të jenë të pranishme për ta përcjellë nga afër ceremoninë e inaugurimit të presidentes së re të Kosovës.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.