Sot nga ora 21:00 sërish protestë në Prishtinë për 4-shen e UÇK-së
Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka paralajmëruar një tjetër tubim në Prishtinë, pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Përm...


Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka paralajmëruar një tjetër tubim në Prishtinë, pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Përmes një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale, platforma ka bërë thirrje për pjesëmarrje në tubimin e sontëm në shesh.
“Shihemi n’21:00 n’shesh!”, thuhet në njoftimin e “Liria ka Emër”.
Tubimi vjen pas protestave dhe marshimeve të organizuara në Prishtinë në mbështetje të katër ish-krerëve të UÇK-së. Më herët, më 12 shtator, “Liria ka Emër” kishte organizuar “Marshin për Liri” në sheshin “Skënderbeu”, ndërsa pas aktgjykimit janë zhvilluar edhe protesta të tjera në kryeqytet.
Aktgjykimi ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit u shpall nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë më 16 shtator 2026. Protestuesit në Prishtinë kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj vendimit dhe kanë kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.