Sot protestë gjithëpopullore në Prishtinë, në mbështetje për ish-krerët e UÇK-së – Ahmeti fton shqiptarët për pjesëmarrje

Sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke filluar nga ora 16:00 do të mbahet protestë gjithëpopullore në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u dënuan me 81 vjet burgim nga Gjykata Speciale. Protesta...

tetor 1, 2026 - 10:30
Sot protestë gjithëpopullore në Prishtinë, në mbështetje për ish-krerët e UÇK-së – Ahmeti fton shqiptarët për pjesëmarrje

Sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke filluar nga ora 16:00 do të mbahet protestë gjithëpopullore në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u dënuan me 81 vjet burgim nga Gjykata Speciale.

Protesta është paralajmëruar nga platforma Liria ka Emër. Protesta po vazhdojnë tash e 15 ditë me radhë kundër vendimit të Speciales.

Gjykata Speciale më 16 shtator i dënoi me gjithsej 81 vjet burgim ish-krerët e UÇK-së.

Me 25 vjet burgim u dënua Hashim Thaçi, po me 25 vjet Jakup Krasniqi, 18 vjet Kadri Veseli dhe me 13 vjet Rexhep Selimi.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka ftuar gjithë shqiptarët që të marrin pjesë në marshin protestues kundër dënimit të krerëve të UÇK-së, i cili do të mbahet sot në ora 16:00 në Prishtinë.

Ai ka bërë me dije se të gjithë shqiptarët duhet të bashkohen në këtë marsh për të kërkuar drejtësi të mbështetur në fakte dhe prova, e jo në dëshmi të fabrikuara në Beograd e në Moskë.

Në profilin e tij në Facebook, Ahmeti ka shkruar se historia nuk mund të gjykohet.

“Të dashur shqiptarë, të dashura familje të dëshmorëve, të dashur veteranë të luftës, invalidë të luftës dhe të gjitha kategoritë e dala nga lufta, patriotë e bashkatdhetarë, Nesër, në Prishtinë, në Sheshin “Skënderbeu”, ora 16:00, të bashkohemi të gjithë në një protestë paqësore dhe dinjitoze, për të kërkuar drejtësi të mbështetur në fakte dhe prova, e jo në dëshmi të fabrikuara në Beograd e në Moskë. Historia nuk mund të gjykohet. Ajo duhet të dëshmohet me të vërtetën”, ka shkruar ai, duke shtuar se UÇK-ja ka bërë luftë të drejtë.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës është një nga vlerat më sublime të shqiptarëve në historinë tonë më të re. Ajo është pjesë e sakrificës, lirisë dhe dinjitetit të një populli. Obligim kombëtar i secilit prej nesh është ta ruajmë, ta mbrojmë dhe ta kultivojmë këtë vlerë, si sytë e ballit. Prandaj, nesër të jemi të gjithë bashkë në Prishtinë. Për drejtësi. Për të vërtetën. Për dinjitetin. Për lirinë”, ka shkruar ai. Gazeta Flaka

The post Sot protestë gjithëpopullore në Prishtinë, në mbështetje për ish-krerët e UÇK-së – Ahmeti fton shqiptarët për pjesëmarrje appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.