Sot protestë para Parlamentit, kjo është arsyeja

Lëvizja Revolta ka njoftuar se sot nga ora 10:00, do të organizojë një protestë qytetare në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë, para Kuvendit të Kosovës. Sipas njoftimit të lëvizjes, protesta organizohet “për mbrojtjen e sovranitetit dh...

gusht 6, 2026 - 09:00
Sot protestë para Parlamentit, kjo është arsyeja
sot-proteste-para-parlamentit,-kjo-eshte-arsyeja

sot-proteste-para-parlamentit,-kjo-eshte-arsyeja

Lëvizja Revolta ka njoftuar se sot nga ora 10:00, do të organizojë një protestë qytetare në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë, para Kuvendit të Kosovës.

Sipas njoftimit të lëvizjes, protesta organizohet “për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit shtetëror të Republikës së Kosovës”.

Organizatorët kanë paraqitur tri kërkesa kryesore: publikimin e numrit të aplikimeve dhe shtetësive të fituara nga shtetasit e Serbisë sipas ligjit për shtetësinë, shfuqizimin e Ligjit nr. 10/L-023 për Shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe shfuqizimin e nenit 155 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

“Kjo nuk është çështje partiake. Është çështje e sovranitetit, shtetësisë dhe të ardhmes së Republikës së Kosovës. Bashkohu”, thuhet në thirrjen e kësaj lëvizje.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.