Sot shpallet vendimi për Xhelal Sveçlën në rastin e gazit lotsjellës
Në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, në orën 09:00, pritet të mbahet seanca gjyqësore në rastin ndaj ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, lidhur me veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”. Rasti li...


Në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, në orën 09:00, pritet të mbahet seanca gjyqësore në rastin ndaj ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, lidhur me veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Rasti lidhet me ngjarjet e 21 marsit 2018, kur gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, ku po shqyrtohej ratifikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, në sallën e Kuvendit u hodh gaz lotsjellës, duke shkaktuar ndërprerjen e seancës dhe largimin e deputetëve nga salla.
Gjykata Themelore në Prishtinë, më 2 shtator 2026, e shpalli Sveçlën fajtor për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Gjykatësi Sabit Sadikaj konstatoi se Sveçla kishte aktivizuar dhe hedhur bombolën e gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit, duke pamundësuar vazhdimin e seancës.
Në të njëjtin rast, Sveçla ishte akuzuar edhe për “Pengimin e personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”. Për këtë pikë, gjykata mori aktgjykim refuzues, pasi ndjekja penale kishte arritur parashkrimin.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.