Në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut sot do të zhvillohet takimi midis kryeministrit dhe kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski me krerët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti.
Siç bëjnë të ditur burime partiake për INA, ky takim është një përpjekje për të rikonfirmuar stabilitetin e shumicës qeverisëse dhe ndryshimet e paralajmëruara kadrovike në eshalonin e dytë dhe të tretë.
Mickoski sot e deklaroi takimin si pjesë të rutinës së punës, dhe se ai konfirmoi se në rendin e ditës do të jenë ndryshimet e paralajmëruara kadrovike në eshalonin e dytë dhe të tretë të drejtimit të institucioneve shtetërore.
Kreu i ekzekutivit hodhi poshtë çdo mundësi për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.(INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.




