Sot varrosen 27-vjeçari dhe foshnja tremuajshe që humbën jetën në tragjedinë në Gjilan

Pas ngjarjes tragjike që ndodhi të dielën në fshatin Demiraj të Gjilanit, familjarët kanë caktuar për sot ceremoninë e varrimit të dy viktimave, 27-vjeçarit Adonis Demiri dhe foshnjës tremuajshe Dolora Demiri. Nga kjo ngjarje, të dy viktima...

Nëntor 3, 2026 - 11:00
Sot varrosen 27-vjeçari dhe foshnja tremuajshe që humbën jetën në tragjedinë në Gjilan

Pas ngjarjes tragjike që ndodhi të dielën në fshatin Demiraj të Gjilanit, familjarët kanë caktuar për sot ceremoninë e varrimit të dy viktimave, 27-vjeçarit Adonis Demiri dhe foshnjës tremuajshe Dolora Demiri.

Nga kjo ngjarje, të dy viktimat u gjetën pa shenja jete, ndërsa si i dyshuar për rastin është arrestuar babai i 27-vjeçarit, Brahim Demiri, 65-vjeçar, ndaj të cilit të hënën është caktuar masa e paraburgimit.

Sipas njoftimit të familjarëve, ceremonia e varrimit do të mbahet sot, më 3 nëntor 2026, pas namazit të ikindisë, në varrezat e fshatit Demiraj.

“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë njoftojmë të gjithë të afërmit, miqtë dhe dashamirët se më datë 01.11.2026 kanë ndërruar jetë Adonis dhe Dolora Demiri”, thuhet në njoftimin e familjes.

Ndërkaq, sipas dyshimeve të hetuesisë, Brahim Demiri dyshohet se pas një konflikti fizik ka privuar nga jeta të birin, ndërsa mbesa e tij, vajza tremuajshe e viktimës, gjithashtu ishte gjetur pa shenja jete.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.