Sot varroset Bajram Arifajt, vdiq pas aksidentit në Jashanicë
Sot në fshatin Shtupel të Klinës do t’i jepet lamtumira e fundit Bajram Arifajt, i cili ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra në një aksident trafiku. Aksidenti kishte ndodhur më 14 gusht në Jashanicë, ndërsa Arifaj ishte dërguar për tr...


Sot në fshatin Shtupel të Klinës do t’i jepet lamtumira e fundit Bajram Arifajt, i cili ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra në një aksident trafiku.
Aksidenti kishte ndodhur më 14 gusht në Jashanicë, ndërsa Arifaj ishte dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ai kishte qëndruar për rreth dy javë në gjendje kome, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.
Familjarët kanë njoftuar se varrimi do të bëhet në varrezat e Lagjes Bakaj, në Shtupel të Klinës.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.