Spahiu: Buzhala pranoi kontaktet me shefen e SHISH-it, prokuroria të marrë masa

Analisti dhe profesori kosovar, Nexhmedin Spahiu, ka reaguar ashpër ndaj mosreagimit të organeve të drejtësisë, pas deklaratave publike të gazetarit Berat Buzhala se ka pasur kontakte me shefen e Shërbimit Informativ të Shqipërisë (SHISH), ...

shtator 24, 2026 - 02:30
Spahiu: Buzhala pranoi kontaktet me shefen e SHISH-it, prokuroria të marrë masa

Analisti dhe profesori kosovar, Nexhmedin Spahiu, ka reaguar ashpër ndaj mosreagimit të organeve të drejtësisë, pas deklaratave publike të gazetarit Berat Buzhala se ka pasur kontakte me shefen e Shërbimit Informativ të Shqipërisë (SHISH), Vlora Hyseni.

“Kodi penal i Kosovës përcakton se çdo qytetar i Kosovës që bashkëpunon me ndonjë organizatë të huaj spiunazhi dënohet me më së paku 5 vite burgim. Mbrëmë në një emision televiziv Berat Buzhala pranoi se ka kontakt dhe ka folur një natë më parë me shefen e SHISH-it. Nuk pamë reagim të asnjë prokurori. Ligji nuk e thotë se vetëm me spiunazhin e Shqipërisë mundesh me bashkëpunu e me tjerët jo. Është decidive. Bashkëpunimi me çdo spiunazh të huaj është vepër penale. Pikë. Për më tepër vetë shefja e spiunazhit të Shqipërisë Vlora Hyseni paskësh kaluar nëpër Kosovë pa paralajmërim vizite zyrtare. Me vetë faktin se nga organizata e spiunazhit kosovar ka filluar punë për spiunazhin e Shqipërisë ka kryer vepër penale në Kosovë dhe do të duhej të arrestohej nga policia kosovare.”, ka shkruar Spahiu.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.