Spalletti konfirmon minutat për Zhegrovën ndaj Napolit, zbulon planin për yllin e Kosovës
Sulmuesi kosovar, Edon Zhegrova pritet të ketë minutat e tij në supersfidën mes Juventusit dhe Napolit. Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka konfirmuar se reprezentuesi i Kosovës do të aktivizohet në këtë përballje, duke lënë të kup...


Sulmuesi kosovar, Edon Zhegrova pritet të ketë minutat e tij në supersfidën mes Juventusit dhe Napolit.
Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka konfirmuar se reprezentuesi i Kosovës do të aktivizohet në këtë përballje, duke lënë të kuptohet se ai dhe Jeremie Boga do të kenë hapësirë në pjesën e dytë të ndeshjes.
I pyetur në konferencën për media nëse mund të bëjë ndryshime në formacionin startues, duke përfshirë mundësinë që Zhegrova ose Boga të nisin nga minuta e parë, Spalletti u shpreh:
“Edhe nëse nuk e nisin si titullarë, ata do të aktivizohen në pjesën e dytë”.
Kështu, Zhegrova pritet të jetë një nga alternativat e Juventusit në këtë përballje të rëndësishme, ku bardhezinjtë synojnë të rikthehen te rezultatet pozitive.
Juventusi kërkon reagim pas disfatës së fundit, me synimin për të mos humbur më shumë terren në garën për kreun e tabelës.
Tashmë, mbetet të shihet se çfarë roli do t’i besojë Spalletti yllit kosovar në këtë supersfidë. /ORAinfo/
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.