SPB Ohër me kallëzim penal ndaj dy personave pas bastisjes

SPB Ohër ka paraqitur kallëzim penal ndaj H.B. (27) nga Koseli i Ohrit dhe P.P. (28) nga Prilepi, me qëndrim të përkohshëm në Ohër, nën dyshimin për veprën penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substa...

shtator 18, 2026 - 22:30
SPB Ohër me kallëzim penal ndaj dy personave pas bastisjes

SPB Ohër ka paraqitur kallëzim penal ndaj H.B. (27) nga Koseli i Ohrit dhe P.P. (28) nga Prilepi, me qëndrim të përkohshëm në Ohër, nën dyshimin për veprën penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. P.P. dyshohet edhe për mundësim të përdorimit të drogave narkotike.

Sipas policisë, gjatë një bastisjeje në shtëpinë e P.P., më 10 shtator 2026, janë gjetur dhe konfiskuar paketime me marihuanë dhe kokainë. Dyshohet se substancat ishin siguruar nga H.B. dhe më pas ishin ripaketuar për shitje të mëtejshme.

Gjatë kontrollit, në banesë është gjetur edhe një i mitur nga Manastiri, të cilit dyshohet se P.P. i kishte mundësuar përdorimin e marihuanës. Dy personat janë privuar nga liria, ndërsa për të miturin është zhvilluar bisedë në prani të prindërve dhe përfaqësuesve të Qendrës për Punë Sociale.

Flaka

The post SPB Ohër me kallëzim penal ndaj dy personave pas bastisjes appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.