Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë dalë me një sqarim lidhur me refuzimin e kërkesës së Hashim Thaçit për ta vizituar babanë e tij, Haxhi Thaçin, i cili për shkak të shëndetit të dobët është duke u trajtuar në një klinikë në kryeqytet. Sipas Dhomave të Specializuara të Kosovës në momentin kur është
![Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/02/721188-specialja-del-me-sqarim-per-refuzimin-e-kerkeses-se-thacit-per-te-vizituar-babane-ne-spital.png)
![specialja-del-me-sqarim-per-refuzimin-e-kerkeses-se-thacit-per-te-vizituar-babane-ne-spital](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/02/721188-specialja-del-me-sqarim-per-refuzimin-e-kerkeses-se-thacit-per-te-vizituar-babane-ne-spital-1024x471.png)
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë dalë me një sqarim lidhur me refuzimin e kërkesës së Hashim Thaçit për ta vizituar babanë e tij, Haxhi Thaçin, i cili për shkak të shëndetit të dobët është duke u trajtuar në një klinikë në kryeqytet.
Sipas Dhomave të Specializuara të Kosovës në momentin kur është bërë kërkesa rrethanat e babait të Thaçit ishin ndryshe nga ato që raportohet tani në media.
“Korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës u mundëson personave të paraburgosur të bëjnë kërkesa për vizitë paraburgimi në Kosovë tek Paneli ose Kolegjet kompetente të gjyqtarëve, kur ka arsye detyruese humanitare. Gjyqtarët përkatës vendosin për çdo kërkesë të tillë, bazuar në informacionin e dhënë në momentin kur bëhet kërkesa. Në kohën kur kërkesat e zotit Thaçi janë bërë më 28 janar, gati dy javë më parë, siç pasqyrohet në kërkesat, rrethanat e babait të z. Thaçi ishin ndryshe nga ato që raportohet sot në media”, thuhet në përgjigjen e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë për RTK-në.