Sportistet e turpërojnë Vuçiçin! Media kroate: Nuk mundën ta fshihnin neverinë (VIDEO)
Aleksandar Vuçiç mori një shuplakë të fuqishme nga volejbollistet serbe. Vuçiç në siklet, i turpëruar dhe nga goditja që mori nga vet serbet. Mediumi kroat “Index” ka shkruar për volejbollistet serbe që nuk donin ta shinin me sy Aleksandar ...
Aleksandar Vuçiç mori një shuplakë të fuqishme nga volejbollistet serbe. Vuçiç në siklet, i turpëruar dhe nga goditja që mori nga vet serbet.
Mediumi kroat “Index” ka shkruar për volejbollistet serbe që nuk donin ta shinin me sy Aleksandar Vuçiçin.
“Volejbollistet serbe fituan medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian, ndërsa pritja nga presidenti Aleksandar Vuçiç – e organizuar pas kthimit të tyre në Serbi, ajo që tërhoqi vëmendjen e publikut.
Konkretisht, ndërsa Vuçiçi mbante një fjalim, kamerat kapën fytyrat dukshëm të pakënaqura të sportisteve; ato nuk bënë asnjë përpjekje për të fshehur ndjenjat e sikletit apo edhe të neverisë, teksa qëndronin pranë tij.
Pamjet e shprehjeve të fytyrës së tyre u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale, ku shumë njerëz i cilësuan si heroina që qëndruan krejtësisht indiferente në praninë e Vuçiçit”,ka shkruar media kroate.
Dukej sikur lojtaret thjesht po prisnin që aktiviteti të përfundonte sa më shpejt të ishte e mundur.
Dhe kështu ndodhi, pasi ato u larguan menjëherë pas përfundimit të fjalimit të Vuçiçit.
VIDEO:
The post Sportistet e turpërojnë Vuçiçin! Media kroate: Nuk mundën ta fshihnin neverinë (VIDEO) appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.