Sportisti i njohur kosovar i jep fund beqarisë, e merr nusen më të bukur që keni parë – dalin pamje nga kurorëzimi i tij
Basketbollisti i njohur kosovar, Dardan Berisha, ka kurorëzuar sot dashurinë e tij me partneren, Belinda, duke i dhënë kështu fund beqarisë. Çifti ka zgjedhur qytetin e Pejës për ta shënuar këtë ditë të veçantë, ku në një ceremoni të bukur ...


Basketbollisti i njohur kosovar, Dardan Berisha, ka kurorëzuar sot dashurinë e tij me partneren, Belinda, duke i dhënë kështu fund beqarisë.
Çifti ka zgjedhur qytetin e Pejës për ta shënuar këtë ditë të veçantë, ku në një ceremoni të bukur kanë kurorëzuar dashurinë e tyre dhe kanë nisur një kapitull të ri në jetën e tyre.
Lajmin e bukur e kanë bërë të ditur vetë Dardani dhe Belinda përmes rrjeteve sociale, ku kanë ndarë disa fotografi nga dita e tyre e veçantë.
Në imazhet e publikuara, çifti shfaqet elegant dhe i lumtur, duke përcjellë emocionet e një prej ditëve më të rëndësishme për ta.
Krahas fotografive, ata kanë zgjedhur një mesazh të shkurtër, por domethënës për ta bërë publike martesën e tyre.
“Mr. & Mrs. 09.09”, kanë shkruar Dardani dhe Belinda, duke shënuar kështu edhe datën e rëndësishme për ta.
Postimi i tyre ka marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve dhe miqve, të cilët i kanë uruar çiftit shumë dashuri, lumturi dhe një jetë të gjatë së bashku.
Pas një periudhe të lidhjes së tyre, Dardan Berisha dhe Belinda tashmë kanë zyrtarizuar dashurinë, duke e kurorëzuar atë në një nga ditët më të veçanta të jetës së tyre./ORAinfo/

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.