Statistikat e qershorit: Mbi 2 mijë e 600 lindje dhe 1 mijë e 279 kurorëzime në Kosovë
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për lindjet, vdekjet, kurorëzimet dhe shkurorëzimet e regjistruara gjatë muajit qershor 2026. Sipas të dhënave të ASK-së, gjatë këtij muaji janë regjistruar gjithsej 2 mijë e 6...


Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për lindjet, vdekjet, kurorëzimet dhe shkurorëzimet e regjistruara gjatë muajit qershor 2026.
Sipas të dhënave të ASK-së, gjatë këtij muaji janë regjistruar gjithsej 2 mijë e 674 lindje, brenda dhe jashtë Kosovës. Prej tyre, 1 mijë e 399 janë meshkuj dhe 1 mijë e 275 janë femra.
Krahasuar me muajin maj 2026, numri i lindjeve është rritur për 14.9 për qind.
Ndërkohë, gjatë qershorit janë regjistruar 920 raste të vdekjeve, prej të cilave 494 janë meshkuj dhe 426 femra.
Edhe numri i vdekjeve ka shënuar rritje krahasuar me muajin maj, përkatësisht 5.6 për qind.
Sa i përket kurorëzimeve, në qershor janë regjistruar 1 mijë e 279 martesa, brenda dhe jashtë Kosovës. Sipas ASK-së, krahasuar me muajin maj, numri i kurorëzimeve është rritur për 23.3 për qind.
Në anën tjetër, gjatë qershorit janë regjistruar 147 raste të shkurorëzimeve në Kosovë.
Edhe shkurorëzimet kanë shënuar rritje, pasi në krahasim me muajin maj numri i tyre është rritur për 25.6 për qind.
ASK ka bërë të ditur se të dhënat janë publikuar bazuar në të dhëna administrative, ndërsa burimi i tyre është Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës (ARC).
Burim i të dhënave të këtij publikimi është Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës (ARC).
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.