Strugë: Kallëzim penal ndaj 61-vjeçarit për keqpërdorim të detyrës dhe falsifikim dokumentesh

SPB Ohër ka paraqitur kallëzim penal ndaj A.M. (61) nga Struga, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar, punë të pandërgjegjshme në detyrë dhe falsifikim të dokumentit zyrtar. Sipas policisë, i dyshuari, i punësuar...

shtator 21, 2026 - 23:00
Strugë: Kallëzim penal ndaj 61-vjeçarit për keqpërdorim të detyrës dhe falsifikim dokumentesh

SPB Ohër ka paraqitur kallëzim penal ndaj A.M. (61) nga Struga, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar, punë të pandërgjegjshme në detyrë dhe falsifikim të dokumentit zyrtar.

Sipas policisë, i dyshuari, i punësuar në Ministrinë e Financave – Drejtoria për Çështje Pronësore Juridike në Strugë, gjatë viteve 2022, 2023 dhe 2024 dyshohet se ka përpiluar vendime të falsifikuara për privatizimin e tokave të personave të tjerë.

Më tej, sipas njoftimit, ai u ka vendosur vulë zyrtare për vlefshmëri përfundimtare dhe dokumentet i ka dërguar në Departamentin e Kadastrit të Patundshmërive në Strugë, pa i paraqitur paraprakisht në institucionin kompetent për mendim.

Flaka

The post Strugë: Kallëzim penal ndaj 61-vjeçarit për keqpërdorim të detyrës dhe falsifikim dokumentesh appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.