Strumica më e ngrohta, Popova Shapka në të ftohtë ekstrem – ja sa shënuan termometrat në Maqedoni!
Të dhënat e Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPPHM) tregojnë dallime të mëdha të temperaturave në Maqedoninë e Veriut. Sipas matjeve të orës 14:00, më ngrohtë ishte në Strumicë, me 17,7 gradë Celsius, ndërsa në Popova Shapkë u regji...
Të dhënat e Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPPHM) tregojnë dallime të mëdha të temperaturave në Maqedoninë e Veriut.
Sipas matjeve të orës 14:00, më ngrohtë ishte në Strumicë, me 17,7 gradë Celsius, ndërsa në Popova Shapkë u regjistrua temperatura më e ulët, vetëm 1,4 gradë. 
Në Gjevgjeli u matën 17 gradë, ndërsa në Demir Kapi 16,9 gradë. Mbi 15 gradë shënuan edhe Velesi (16), Kavadari (15,8), Vinica (15,4) dhe Shtipi (15,1).
Në Manastir temperatura ishte 13,7 gradë, në Tetovë 13,6, ndërsa në Ohër 13,2 gradë.
Në Shkup, në stacionin meteorologjik në Zajçev Rid, u regjistruan 10,6 gradë. E njëjta temperaturë u mat edhe në Kumanovë dhe Berovë, ndërsa në Prilep 10,3 gradë.
Në zonat më të larta malore vazhdon të mbizotërojë mot dukshëm më i ftohtë. Në Mavrovë u matën 5,4 gradë, ndërsa në Krushevë 7,1 gradë Cel
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.