Studentë, mos e humbni afatin! Ja kur duhet të aplikoni për vazhdimin e bursës

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton studentët që kanë përfituar bursë në vitet e kaluara dhe i plotësojnë kushtet e përcaktuara me kontratë, se aplikimi për vazhdimin e bursës bëhet nga 1 deri më 30 tetor 2026. Për aplikim, studentët d...

shtator 29, 2026 - 11:00
Studentë, mos e humbni afatin! Ja kur duhet të aplikoni për vazhdimin e bursës

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton studentët që kanë përfituar bursë në vitet e kaluara dhe i plotësojnë kushtet e përcaktuara me kontratë, se aplikimi për vazhdimin e bursës bëhet nga 1 deri më 30 tetor 2026.

Për aplikim, studentët duhet të ngarkojnë elektronikisht këto dokumente:

* vërtetimin për regjistrimin e semestrit ose vitit të ardhshëm;
* vërtetimin për provimet e dhëna;
* formularin UPPI, të plotësuar dhe të vërtetuar nga fakulteti, që dëshmon plotësimin e kushteve për përqindjen e provimeve të dhëna dhe suksesin mesatar;
* indeksin nga semestri i parë deri te semestri i fundit i verifikuar.

Dokumentet dorëzohen përmes platformës elektronike e-uslugi.mon.gov.mk.

Për informacione shtesë, studentët mund të kontaktojnë Ministrinë në adresën: [email protected].

Burimi: MIA


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.