Studentët e UEJL-së paralajmërojnë protesta: Provimin e jurisprudencës e duam në shqip!

Studentët e Fakultetit Juridik në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL) në Tetovë kundërshtojnë propozimin e ministrit të Drejtësisë për provimin e jurisprudencës dhe paralajmërojnë protesta nëse kërkesa e tyre nuk pranohet. Studentja L...

tetor 21, 2026 - 23:00
Studentët e UEJL-së paralajmërojnë protesta: Provimin e jurisprudencës e duam në shqip!

Studentët e Fakultetit Juridik në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL) në Tetovë kundërshtojnë propozimin e ministrit të Drejtësisë për provimin e jurisprudencës dhe paralajmërojnë protesta nëse kërkesa e tyre nuk pranohet.

Studentja Lindihana Uzeiri, në emisionin “Dialog te Lajmi”, me moderatorin profesor Sefer Tahiri, deklaroi se gjatë takimit të sotëm me studentët u diskutua propozimi i ministrit, por shumica e tyre u shprehën kundër tij.

Ajo theksoi se kërkesa e studentëve është që provimi i jurisprudencës të mbahet i tëri në gjuhën shqipe.

Uzeiri konfirmoi se studentët janë të gatshëm të dalin në protesta nëse ministri i Drejtësisë dhe kryeministri mbeten në qëndrimin aktual.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.